Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkitë Klos edhe Vau i Dejës. Ja harta e zonave me përparësi sipas vendimit të qeverisë miratuar sot.
VKM-Shpalljen e disa zonave me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Klos
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Klos të disa zonave, si më poshtë vijon:
- a) Zona nr.1, njësia administrativeXibër, zona zhvillimore “Ura e Vashës-Gujë”, me sipërfaqe 821.22 (tetëqind e njëzet e një pikë njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitura mbiortofoto;
b) Zona nr.2, njësia administrative Xibër, zona zhvillimore “Xibër-Murriz”, me sipërfaqe 411.72 (katërqind e njëmbëdhjetë pikë shtatëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
c) Zona nr.3, njësia administrative Xibër, zona zhvillimore “Maja Kulbot”, me sipërfaqe 7.07 (shtatë pikë zero shtatë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
ç) Zona nr.4, njësia administrative Xibër, zona zhvillimore “Kodër Thekna”, me sipërfaqe 11.13 (njëmbëdhjetë pikë trembëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
d) Zona nr.5, njësia administrative Xibër, zona zhvillimore “Maja e Balzit”, me sipërfaqe 74.22 (shtatëdhjetë e katër pikë njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
dh) Zona nr.6, njësia administrative Xibër, zona zhvillimore “Splaj-Tejlum”, me sipërfaqe 193.85 (njëqind e nëntëdhjetë e tre pikë tetëdhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
e) Zona nr.7, njësia administrative Gurrë, zona zhvillimore “Zhuri i Arrikut”, me sipërfaqe 249.48 (dyqind e dyzet e nëntë pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
ë) Zona nr.8, njësia administrative Klos, zona zhvillimore “Plan i Bardhë-Bejnë-Cerujë-Patin”, me sipërfaqe 6 872.20 (gjashtë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e dy pikë njëzet) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto;
f) Zona nr.9, njësia administrative Suç, zona zhvillimore “Balgjaj-Suç”, me sipërfaqe 1 715.53 (një mijë e shtatëqind e pesëmbëdhjetë pikë pesëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitura mbi ortofoto. - Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:
- a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik. - Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Klos për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA


