Rithemelimi, SPAK nis hetimet për fondet/ Këlliçi, pyetet për financimin e Kuvendit të 11 dhjetorit 2021

AKTUALITET


Sërish telashe për Sali Berishën në SPAK. Të hënën pranë Organit të Akuzës, u thirr, deputeti I Partisë Demokartike Belind Këllici, I cili u pyet, për 1 orë e 30 minuta nga hetuesit.

Ndonëse tha se është thirrur për një cështje periferike, mësohet se Belind Këllici, është marrë në pyetje lidhur me një hetim pasuror që prokurori i posaçëm Arben Kraja po kryen ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjarëve të tij.

Konkretisht, Belidn Këllici është pyetur si person që ka dijeni për financimin e kuvendit të Rithemelimit, mbajtur në stadiumin Air Albania më 11 dhjetor të vitit 2021, kohe kur drejtimin dhe finacat e Partise demokratike I kishte Lulzim Basha.

Mësohet se hetuesit e kanë pyetur Këllicin se si janë siguruaar paratë për të paguar qiranë e stadiumit Air Albania, kush ka qënë financues dhe si janë deklaruar këto para, që arrijn në qindrja mijëra euro.

Këllici në atë kohë ka qënë një nga organizatorët e Kuvendit të Rithemilimit bashkë më Flamur Nokën dhe Albana Vokshin, ku Berisha shkarkoi Bashën dhe mori drejtimin e Partisë Demokratike.

Ky hetim pasuror ndaj Berishës, nisi paralelisht me hetimin e aferës Partizani, proces që tashmë është në gjykim, me të pandehur për korrupsion edhe vetë ish-kryeministrin Berisha. Lidhur me këtë aferë korruptive, gjatë seancës të së hënës, mbrojtja e ish-kryeministrit Sali Berisha kërkoi që të thirret si dëshmitar edhe Edi Rama, në cilësinë e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Sipas avokatit të Sali Berishës, Rama është person kyç në këtë proces, duke pretenduar se ishte ai personi që përpiloi bazën ligjore për ndryshimin e destinacionit të truallit nga klub sportiv në shesh ndërtimi. Seanca e radhës do të zhvillohe në datën 26 janar.

Dosja për aferën Partizani kaloi për gjykim më 19 maj. Berisha akuzohet për korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.



Skip to toolbar