Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu thotë se gjyqësori dhe ekzekutivi duhet të balancojnë fuqitë e tyre, në të mirë të qytetarëve.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gogu u shpreh se qytetarëve duhet t’u ofrohet drejtësi.
“Absolutisht po, në Austri, ministri i Drejtësisë, kryeson sistemin e drejtësisë, ka kompetencat që diskutoi edhe me drejtuesit e institucioneve tona të pavarura. Në sistemin shqiptar, ministri i Drejtësisë koordinon sa i përket pushtetit të pavarur përkundrejt pushteteve të tjera, ekzekutivit dhe legjislativit. Është diçka jashtëzakonisht e rëndësishme. Kjo është një debat që në shoqëri demokratike, ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë për aq kohë sa detyra jonë është që të balancojmë pushtetet.
Nëse pushtetet fillojnë dhe grinden dhe ndërkohë është duke vuajtur qytetari, kjo nuk besoj se është gjëja e duhur. Por nëse pushtetet përpiqen të drejtpeshojnë fuqinë e njëri-tjetrin, në të mirë të qytetarit, është gjëja e duhur. Ky është kontrolli i pushteteve”, theksoi ai
