Mandati i drejtuesve të gjykatave/ Dy propozime në Kuvend për ndryshime ligjore

AKTUALITET


Socialistët në Komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikqyrjen e Institucioneve, miratuan ndryshimet në dy ligje të drejtësisë. Miraitmin e mori dhe propozimi për drejtuesit e gjykatave të shkallës së parë dhe apelit të juridiksionit të përgjithshëm, që të qëndrojnë në detyrë deri në fundin e 2028. Deputeti i PS, Olsi Komici, tha se këto propozime kanë ardhur për të shmangur vendet bosh nga moszgjidhja në kohë e krytetarëve të tyre.

“Nga eksperienca e mëparshme, procesi i vleresimit te pasurise dhe integritetit të të gjithë kandidatëve të është një proces që do një kohë të kosniderueshme. Ne dimë datën kur nis ky proces por jo kur mbaron. Për të shmangur këtë vakum që mund të krijohet në kohë inisutcional që mund të krijohet, unë kam propozuar vitin 2028 në mënyrë që ne të mos lemë bosh insitucionin e kryetarit të gjykatës, dhe të përcaktojmë edhe nje detlaine, edhe për KLGJ, duke i vendosur një afat që nuk mund ta zgjasësh më shumë”- u shpreh Komici.

Më parë, ky propozim është kundërshtuar nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, me pretendimin se kjo ndërhyn në kompetencat e KLGJ-s, si insitucioni që përcakton rregullat për zgjedhjen e drejtusve  të gjykatave. Por Xhafaj drejtoi gishtin e fajsisë tek ata, për papërgjegjshmëri për të vendosur në kohë.

“Amendamentit sjell ne propozim të cuditshëm, situata është vërtetë kritike dhe lidhjet me përgjegjshmërinë e dy keshillave, kjo është e vërtetë. Megjithëse kanë kaluar 5-6 vite nga funksionimi normal e dy këshillave, ende një pjesë e madhe e prokurorëve dhe gjykatësve, menaxhohen me zv.drejtues apo zv.kryetar. Kjo jo për efekt të një boshllëku ligjore por me përgjegjshmërinë e dy këshillave, për mungesë vendimmarje” – tha Xhafaj.

Qëndrimi i Xhafës është në një linjë me atë të kreut të Gjykatës së Lartë Sadushi, i cili prej disa kohësh është në konflikt me kreun e KLGJ, lidhur me emërimet e magjistrateve të rinj. Ndryshimet në dy ligjet, ai për “Statusin e Gjyqtarëve e Prokurorëve” dhe “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” do të duhet të marrin dhe miraitmin e Komisionit te Ligjeve, për t’u kaluar më pas në parlament, për votim.



Skip to toolbar