Aksident te “kryqëzimi i Shënkollit”, makina përplas motoçiklistin

Më të fundit


Një aksident ka ndodhur pasditen e së hënës në autostradën Lezhë-Milot, në zonën e njohur si Kryqëzimi i Shënkollit, ku ka mbetur i plagosur një qytetar.

Sipas policisë, një mjet me drejtues B.M., 36 vjeç ka përplasur një motoçikletë, duke plagosur drejtuesin e motoçikletës K.V., 25 vjeç, banues në Lezhë.

Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës ku tashmë ndodhet nën kujdesin mjekësor. Policia po punon për të zbardhur edhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Ky kryqëzim është tejet i rrezikshëm dhe shpesh herë ka shkaktuar viktima, duke qenë se pranë tij ndodhet një urë, që vështirëson fushën pamore të drejtuesve të mjeteve në rrugën kryesore.

Gjatë sezonit turistik, por edhe në pikun e lëvizjeve, policia e Lezhës vendos shërbime shtesë në këtë kryqëzim për të kontrolluar lëvizjet.



Skip to toolbar