Moska sulmon SHBA (përdor fjalimin e Metës)

AKTUALITET


Pas mbrojtjes që i bëri ambasada ruse në Tiranë, Ilir Metës i ka ardhur një tjetër mbështejte nga Rusia. Gazeta “news.ru”, i ka kushtuar një artikull të gjatë, deklaratës dhe sulmit që Ilir Meta i bëri milardierit Goerge Soros gjatë një konference për shtyp disa ditë më parë. “Shqipëria, gati të nxjerrë në pazar hesapet e Sorosit”, shkruhet në titullin e lajmit të kësaj gazete.

“Në Evropë, ata gjithnjë e më shumë ka nisur të pranohet se Rusia ka të drejtë, duke akuzuar SHBA-në për mungesë korrektësie ekonomike”, shkruhet më tej në komentin e shkrimit. “Presidentit shqiptar Ilir Meta papritmas i erdhën mendtë. Ai akuzoi publikisht miliarderin Xhorxh Soros për komplot kundër demokracisë shqiptare”, vijohet në artikull. Media ruse vijon më tej, duke u shprehur se në Evropë po heqin “syzet rozë”, dhe nuk e fshehin habinë teksa po ndërgjegjësohen se rusët në shumë aspekte kanë të drejtë, kur flasin për lojërat amerikane “në ujëra të turbullta”.


“Kam dy fjalë edhe për miliarderin e nderuar George Soros. Na ndihmoi në vitin 2000, sepse edhe ai është socialist në pikëpamje. Por më pati thënë Viktor Orban: “kini kujdes se nuk është aq demokrat dhe komploton kundër demokracisë”, citon Metën “Bollkën Insajt-i (Balkan Insight)”, citon portali Rusë nga deklarata e Metës. .

Më tej, media ruse shkruan: “Me fjalë të tjera, Presidenti i Shqipërisë, jo vetëm pranoi se amerikanët po destabilizojnë veçanërisht situatën në vendin e tij, duke financuar opozitën, por dhe pastaj përpiqen të t’i diktojnë pushtetit të dobësuar rregullat e veta të lojës, duke përfituar maksimalisht për biznes-strukturat konkrete amerikane, duke u fshehur pas “interesave kombëtarë”.

“Për Orbanin Meta nuk foli rastësisht. Pikërisht kryeministri i Hungarisë në BE në fakt ishte i pari që guxonte të vinte në dyshim pastërtinë e “miqësisë” amerikane. Për shembull, ai e konsideron Sorosin si iniciator të nxitjes së antisemitizmit në Bashkimin Evropian. Për më tepër, sipas tij, ekziston njëfarë “plani i Soros-it”, që priret të minojë sigurinë e Hungarisë dhe të gjithë Evropës. Dhe pastaj, siç dihet, peshku më i mirë kapet në ujërat e turbullta”, shkruhet ndër të tjera në artikullin e portalit rus.




Skip to toolbar