“Deputetë të PD mbrojtën të arrestuarit”/ Protesta, Karamuço: Policia do vendosë masa

AKTUALITET


Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se deputetë të PD, gjatë protestës së 17 prillit mbrojtën personat që goditën Kryeministrinë me molotovë dhe fishekzjarre, që më pas u arrestuan.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Karamuço u shpreh se për këta deputetë, policia do të vendosë masa ligjore.

“Është e gjitha e filmuar. Kjo ka qenë arsyeja pse disa prej atyre deputetëve janë dëmtuar në momentin e ndërhyrjes nga ana e ndërhyrjes së shpejtë. Kanë tentuar të mbrojnë persona që po godisnin Kryeministrinë dhe janë përballur me sprajin neuroparalizues. Nuk është spraji ai që pretendohet, është e ditur koj, është standard sesi trajtohet. Policia nuk blen dot, edhe sikur të dojë një gaz tjetër, përveç atyre që janë të parametrave të sigurisë. Janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Për në këtë rast, ka një lloj implikimi. Prandaj është përballur me spraj. Për këto, policia do ketë masa ligjore. Unë nuk e kisha parë këto foto. Kështu pretendohet nga ana e policisë. Do të thotë që ka shtyrë forcat e policisë”, theksoi ai



Skip to toolbar