“Thirrje të rinjve t’i bashkohen PS”, Balla: Vendoret? Hyjmë për të fituar në 61 bashki. Nisim dëgjesat për ‘Territorialen’

Më të fundit


Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla doli këtë të hënë në një prononcim për mediat, pas mbledhjes së grupi në ambjentet e Kryesisë së Kuvendit.

Duke komentuar procesin e nisur me strukturat, Balla apelojnë të rinjtë të bëhen pjesë e PS, si një instrument për t’I dhënë fuqi këtij procesi.

“Rienergjizimi i PS, ka qenë një prej cështjeve që edhe me prezencë të z.Klosi, jemi në një fazë komunikimi të gjerë me publikun përmes këtij procesi që në një krah ka komunikimin me njerëzit në një krah rienergjizimin e PS, jam shumë krenar për si po ecën ky proces.

Thirrja ime është për të gjithë ata të rinj e të reja, që t’i bashkohen PS si i vetmi instrument për ti dhënë një fuqi këtij procesi. Procesi shkon deri më 12 qershor, por edhe përtej. Edhe në korrik.”

Balla komentoi ndër të tjera edhe zgjedhjet e ardhshme vendore për të cilat tha se PS hyn për të fituar në 61 bashkitë e vendit. Sai përket reformës territorial, Balla tha se së shpejti do të nisin dëgjesat me qytetarët.
“Procesi rienergjizimit ndërlidhet me fazën tjetër me zgjedhjet vendore. PS konkuron për të fituar në 61 bashki të vendit, i referohem sa janë sot. Dëgjesa në të gjithë territorin për reformën territorial. Thelbi i reformës është një qeverisje më efektive vendore. Reforma duhet konsoliduar në  pjesën e mirëadministrimit, hesht të parashikoj sa do jetë numri i bashkive, por është cështje shërbimi më shumë se numrash”, u shpreh Balla.

Sa i përket amnistisë penale, Balla u shpreh: Ne kemi një proces dhe padyshim edhe amnistia kërkon pak kohë dhe me kolegët e komisionit të çështjeve ligjore kemi rënë dakord për të marrë pak më shumë kohë.



Skip to toolbar