Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për David Prendin, i cili u arrestua pak ditë më parë gjatë një operacioni policor, si person që kërkohej nga SPAK.
Prokuroria e Posaçme e kërkonte Prendin lidhur me përfshirjen e tij në skemat e mashtrimit me bursat online përmes “Call Center”.
Ai u shpall në kërkim pas një operacioni që u zhvillua nga prokuroria e posaçme, ku u goditën dy pika call center, njëra e vendosur pranë Gjykatës së Lartë në kullën “Atti Toëer”, ndërsa tjetra në një ndërtesë pranë rrugës së Elbasanit.
Ndaj Prendit, SPAK ka ngritur një sërë akuzash nga “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një “Grupi të strukturuar kriminal”, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” deri tek “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Operacioni i Prokurorisë së Posaçme erdhi pas një investigimi të bërë nga emisioni investigativ La Lene në Itali, teksa Spak në bashkëpunim me agjentet e BKH dhe policinë e shtetit mundi të ekzekutonte 10 masa sigurie.
Tre vëllezër, Alfred, Agim dhe Arjan Prekaj vijojnë të jenë në kërkim.
