Nis gjyqi për Ilir Metën/ Ish Presidenti në sallë, seanca transmetohet LIVE nga GJKKO

AKTUALITET


Në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjyqi në themel për ish-kreun e Shtetit, Ilir Meta.

Ish-presidenti mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontrata lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.

E pandehur në këtë proces është edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi. I pranishëm në sallë është edhe Ilir Meta, ndërsa seanca po transmetohet live nga ambientet e Gjykatës së Posaçme.



Skip to toolbar