Dosja “Partizani”/ Balla dëshmitar në gjyqin e Berishës: Ditë e madhe për drejtësinë

Më të fundit


Kreu i Grupit Parlamentar Taulant Balla është paraqitur ditën e sotme në SPAK, për gjyqin e çështjes “Partizani”.

Balla është paraqitur sot si dëshmitar në cilësinë e kallëzuesit. Në një prononcim për mediat Balla theksoi do të përgjigjet për çfarë ta pyesin dhe do t’i qëndrojë kallëzimit të bërë ndaj Sali Berishës deri në fund.

“Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë, mendoj unë, mendojnë të gjithë shqiptarët që në bankën e të akuzuarve të jetë një ish-kryeministër një ish-president për korrupsion. A kanë bërë politikanët korrupsion në Shqipëri, padyshim që po. Ajo që thamë në 2016 kur miratuam reformën në drejtësi , që do të vijë një ditë në Shqipëri kur politikanët do të gjenden në bankën e të akuzuarve për korrupsion. Unë besoj shumë që drejtësia është një institucion që forcohet dita ditës. Unë do të përgjigjem për çfarë do të më pyesin, por i qëndroj kallëzimit tim”, tha më tej ai.



Skip to toolbar