Nga objektivat për Shqipërinë, te raporti i Parlamentit Europian dhe basti i Marta Kos.
Testi real i Shqipërisë tani është raporti Ibar.
Nisur edhe nga sinjalet pozitive, 76% e shqiptarëve janë të sigurt se ai do të miratohet nga 27 vendet anëtare të BE-së. Kjo shumicë nuk u beson aspak aludimeve të Berishës se raporti herë është vonuar, herë penguar dhe herë bllokuar.
Madje edhe demokratet ndahen kur u duhet te zgjedhin mes konferencave te Berishes dhe integrimit te Shqiperise.
14% thonë se i besojnë “Doktorit”, ndërsa 9% të tjerë janë po me të, por kësaj radhe mendojnë se lideri i tyre ia fut kot.
KAMPIONI: 1223 banorë të rritur të Shqipërisë
Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e vendit. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit. Kampioni u kolaudua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike. Marzhi i gabimit statistikor për kampionin e plotë: +/- 2.8%
