Misioni shqiptar në Gaza/ 40 ushtarë nga Shqipëria, mbështetje operacioneve humanitare

AKTUALITET


40 efektivë të Forcave të Armatosura shqiptare pritet të angazhohen në misionin ndërkombëtar të stabilitetit në Gaza. Projektligji për pjesëmarrjen e trupave shqiptare u shqyrtua dhe u miratua në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes.

Misioni i efektivëve shqiptarë do të fokusohet në mbështetjen e operacioneve humanitare, monitorimin dhe raportimin e sigurisë.

Përfaqësuesi i Forcave të Armatosura, Ernest Resulaj, tha se efektivët shqiptarë do të jenë të pajisur me armatimin dhe pajisjet e nevojshme për misionin.

Mbledhja u shoqërua edhe me debate për sigurinë kombëtare, pasi opozita kërkoi që kjo çështje të përfshihej në rendin e ditës, duke shprehur shqetësime për zhvillimet e fundit.

Kryetari i Komisionit, Blendi Çuçi, u shpreh se çështjet që lidhen me drejtësinë duhet t’u lihen institucioneve përkatëse dhe hetimeve, duke kërkuar që deklaratat të mos nxitohen.



Skip to toolbar