Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se atentati ndaj Artan Myrtajt në Sarandë, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Karamuço u shpreh se autorët kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e viktimës.
Karamuço tha se janë 3-4 grupe kriminale që sundojnë qytetin bregdetar prej disa vitesh.
“Lidhur edhe me disa atentate që kanë ndodhur në Sarandë, ishte atentati i radhës i paramenduar shumë mirë, mendoj me vrasës me pagesë, që kanë studiuar shumë mirë lëvizjet e viktimës. Kanë qenë qitësa shumë të mirë, e kanë njohur mirë zonën. Janë 3-4 grupe kriminale që sundojnë prej vitesh qytetin e Sarandës, janë të lidhura kryesisht me shërbimet publike, hotelerike, deri në administrimin e vijës bregdetare.
Favorizimin e këtyre grupeve e ka një rrjet i gjerë institucionesh, kanë lejuar që këta të krijojnë një monopol. Ka pasur përplasje mes grupeve, përkrahje të autorëve të krimeve. shtë e pamundur për ta administruar rendin dhe sigurinë e një prishjeje të ekuilibrit midis këtyre grupeve në atë qytet.”, theksoi ai.


