BE në Zvërnec, dështon misioni “Tabaku”/ Prifti i Manastirit pengon deputeten e PD: Jo politikë në kishë

AKTUALITET


Një grup eurodeputetësh të mbërritur në Shqipëri për komitetin e stabilizim-asociimit shkuan sot në Zvërnec së bashku me deputetë shqiptarë të mazhorancës dhe opozitës.

Në vizitën në Manastirin e Zvërnecit, Jorida Tabaku nisi të fliste për debatin mbi projektin e investimit turistik në Zvërnec.

Por deputetja e PD dështoi në misionin e saj, pasi kleriku i manastirit e ndërpreu, duke i kujtuar të mos bëjë politikë në kishë.

“Unë ju falenderoj, por brenda ambienteve të kishës, deklarime të tilla nuk bëhen”, tha prifti.



Skip to toolbar