Aksident me vdekje në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin

AKTUALITET


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Tiranë, në rrugën e fshatit Damjan.

Sipas informacioneve të policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e datës 18 maj ku automjeti me drejtues shtetasin me inicialet O. K., 26 vjeç, ka përplasur këmbësorin B. A., 57 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 57-vjeçari ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.



Skip to toolbar