“Vendosëm të mbyllëm një cikël prej 3 vitesh e gjysmë. E njoh mirë Tiranën, Shqipërinë, ju falenderoj shumë. Falenderoj presidentin për besimin, punën.
Dua të falenderoj stafin teknik, të gjithë lojtarët, jemi rritur të gjithë bashkë. Tifozët pasionantë të kombëtares, mbështetja juaj ka qenë pozitive, na ka dhënë energji për të punuar çdo ditë.
Nga dita e parë këtu, iu thashë, zemra nuk duhet të mungojë kurrë. Ia kemi dalë të gjithë bashkë falenderoj të gjithë”, theksoi ai.
