Vodhën argjendarinë në Kamëz/ Kapet pas 5 ditësh një nga autorët

AKTUALITET


Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve që vodhën nën kërcënimin e armës  bizhuteri në një argjendari në Kamëz, kanë bërë ndalimin me iniciativë të shtetasit:

Elez Hysa, 22 vjeç, banues në Krujë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, është i implikuar në  vjedhjen  argjendarisë në pronësi të shtetasit O. L., ku u morën një sasi bizhuterish.

Gjithashtu, janë sekuestruar disa sende të kundërligjshme, të vlefshme për hetimin.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.



Skip to toolbar