Miratohet “IBAR”, meket Berisha/ Çupi: Opozita kundër integrimit, shqiptarët s’duan t’ia dinë për PD

Më të fundit


Analisti Frrok Çupi e ka cilësuar si lajm pozitiv, miratimin e raportit IBAR për Shqipërinë, lidhur me procesin e negociatave me BE.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se pas IBAR, proceset e mëtejshme do të jenë më të thjeshta.

Çupi shtoi se opozita nuk e ka dashur integrimin, teksa shqiptarët nuk duan t’ia dinë për PD, pasi kjo forcë politike i ka humbur kauzat e mëdha.

“Është një lajm shumë i mirë emocionues. Përfundimi, mund të ishte, mund të thoshin shtyhet, që nuk bëhet etj. Nuk kishte asnjë nga Shqipëria të bënte, nuk e dinte se çfarë ndodhte. Duhet të vinte çështja te 27 vendet. Doli çështja mbi ujëra dhe erdhi te 27 vendet anëtare. Përsëri ka zhvillime në të ardhmen, gjithçka që vjen më tej, është shumë herë më i thjeshtë sesa ishte IBAR. Pritej që brenda 26 majit të mbahet konferenca mes vendeve. Opozita nuk mund ta pengojë. Opozitë, e vetme në botë, sheh vendin e vet duke shkuar në BE, mërzitet, përkeqësohet. Shkon në Europë dhe u thotë, ju lutem mos e pranoni Shqipërinë. Me mburrje u kanë thënë qytetarëve, sajonin, 9 shtete nuk e duan.

Opozita, është akoma në luftën e ftohtë, është me mendje të mbyllur dhe atë transmeton tek njerëzit. Opozita, ka dëshirën e madhe për të thënë të pavërtetën. Opozita ka humbur gjithë kohës kauzat e mëdha, që i shërbejnë vendin. Kjo ishte kauzë e madhe dhe e humbën. Opozita, kur është e sigurt se do i godasë kauzat e mëdha të vendit, mendon se mund të lëshojë ndonjë gjë të vogël. Efekti do të ishte sikur PD të ishte parti që po ngjitje. Qytetarët nuk e shikojnë fare, sepse nuk vlen për asgjë, nuk ka një shpresë ndaj saj. Pse nuk afekton asgjë, sepse nuk dëgjohet, nuk dihet. Përderisa nuk ka shpresë për PD, nuk mund ta vërejë njeri “, theksoi ai.



Skip to toolbar