Tiranë/ Plagoset me thikë 55-vjeçari pas një konflikti, në kërkim autori 

AKTUALITET


Një konflikt është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e quajtur “Nisharaku” në kryeqytet, ku për pasojë ka mbetur i plagosur me thikë një 55-vjeçar, pas një konflikti për motive të dob♪7ta.

Armando Minollaj, i cili ka marrë dy plagë në bark, është transportuar në Spitalin e Traumës.

55-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht gjendja e tij paraqitet stabël.

Shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar, 38-vjeçari Enton Nushaj dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.



Skip to toolbar