Gjyqi për pronat/ Babai i Vis Martinajt në GJKKO: Më vjen turp që pyetem për lecka e tulla, djalin…

AKTUALITET


Nis në Gjykatën e Posaccme seanca e radhës për pasuritë e Ervis Martinaj, për të cilat SPAK ka kërkuar konfiskimin e tyre me argumentin se nuk burojnë nga veprimtari të ligjshme. Edhe këtë të enjte, njësoj si në dy seancat e shkuara, është paraqitur në seancë Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinaj i cili është zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022.

“Jam me profesion ekonomist, kam pësuar aksident në fund të viteve ‘90, shumë të rëndë, jam kuruar në Romë dhe pas rikthimit në Shqipëri, kam filluar punë si drejtor i Dhomës Gjyqësore në Laç, Lezhë e Mirditë. Pas ‘97, jam marrë me aktivitet privat, e kam nisur me një kancelari e fotokopje, jam marrë në 3 vjet me kambizëm, kam filluar punë si administrator ekskluziv i UBT i rrethit Laç me 3 pika, kam punuar në Mirditë, Mat e Fush-Krujë, me punë voluminoze me të ardhura të jashtëzakonshme.

Kemi parasysh kohën, luftën e Kosovës, remitancat shumë të larta. Kam qenë në gjithë Shqipërinë, kam pasur ekskluzivitet në 4 rrethe. Ervisi ishte në vit të 3 gjimnaz, motrat edhe më të vogla. Gjatë kësaj kohe më ka ecur shumë mirë puna. UBT është edhe sot në aktivitet, mund ta verifikoni.

Në 2007, kam punuar si administrator i Union Bank Laç, por edhe shërbimet bankare. Nga ky aktivitet, ishin diku te 60 mijë dollarë të ardhura, dytësore për mua. Të gjitha aktivitetet e mia, periudhë shumë e vështirë z. Kryetar, jam sulmuar padrejtësisht. Banka e Kursimeve që ka pasur aktivitetin kryesor nuk ekziston dhe s’ka asnjë dokument, bankat e tjera kryesisht. As 30 % të aktivitetit tim nuk është pasqyruar.

Kam rreth 3.5 mln euro të ardhura, me rreth 6 mln kredi, këto jam në gjendje t’i vërtetoj me vendimet e bankës. Për shoqërinë UBT janë deklaruar një pjesë e madhe. Kam blerë përmes bankës “Arbëria”. Kam marrë kredi bankare për këtë punë. Për secilin nga rastet veprimet janë me bankë.

Mund t’ju paraqes dokumentat në çdo moment. Familja ime përbëhet nga unë, bashkëshortja, dy vajzat dhe i ndjeri djali që s’është më. Më vjen turp që vij për lecka e për tulla dhe nuk jam thirrur njëherë nga ana juaj. Kam dhënë deklarime, nga ana juaj asnjë sinjalizim….” tha ai para trupit gjykues.



Skip to toolbar