Miratohet “IBAR”, meket Berisha/ Vendimi nga Këshilli i BE, nesër miratimi nga 27 vende anëtare

Më të fundit


Tym i bardhë në Bruksel. Këshilli i BE miraton raportin e ndërmjetëm IBAR për Shqipërinë, duke i hapur rrugë mbylljes së grupkapitujve të negociatave në fund të vitit 2027.

ABC News mësoi zyrtarisht se këtë të enjte grupi i punës COELA, që ka punuar prej 3 muajsh për raportin IBAR për Shqipërinë, ka arritur dakordësi të plotë për raportin përfundimtar të ndërmjetëm, duke e miratuar pa asnjë kundërshtim.

Asnjë nga 27 vendet anëtare të BE nuk ishte kundër draftit final të raportit IBAR për Shqipërinë.

Raporti IBAR tashmë i kalon për miratim final të premten pasdite COREPER, 27 ambasadorëve të vendeve anëtare të BE, për t’i dhënë formalisht vulën përfundimtare.

Po ashtu pas miratimit të IBAR, është caktuar edhe konferenca ndërqeveritare mes Komisionit Europian dhe Shqipërisë, që do të mbahet të martën e 26 majit, ku do të flitet për detyrat që duhet të përfundojë Tirana për mbylljen e grupkapitujve të negociatave deri në fund të 2027.

Kështu, me këtë lajm të mirë për Shqipërinë, bien poshtë akuzat e Sali Berishës dhe opozitës se raporti IBAR ishte bllokuar.

Kësaj radhe nuk u vlejtën as konferencat nga Tirana, as vizitat e paguara në Bruksel.

Ndryshe nga doktori që lajmet e mira i kalon në heshtje, Jorida Tabaku shpreson ende tek gjermanët. Ajo beson se pasi Brukseli dështoi, këtë herë integrimin mund ta bllokojë Berlini.

 “Propozimi i Merz është kalim hap pas hapi, sepse vendet e Ballkanit nuk e kanë parë këtë mundësi. Ky është një proces merite. Kush realizon reforma ecën përpara, si Mali i Zi. Kush nuk i realizon ato, mbetet në vendnumëro”, u shpreh Tabaku

Por në vendnumëro duket edhe kësaj radhe, mbeti Partia Demokratike.

“Nuk duhet të kemi frikë që anëtarësimi me faza na dëmton. Përkundrazi… ambicia jonë për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027 përputhet me programin e dakordësuar.” tha Balla./abcnews.al



Skip to toolbar