Gara për Tiranën, Braçe: Nuk kam folur me Ramën, dua proces në parti, jo qoka!

Më të fundit


Deputeti Erion Braçe në Real Story: “Edhe pas tre muajsh ma bëni këtë pyetje prapë? Nuk kam komunikuar me kryetarin dhe kjo nuk është mungesë respekti. E kam thënë dhe do të vazhdoj ta them këtë gjë. Nuk ka lidhje me respektin tim ndaj kryetarit të PS apo kryeministrit, aq më tepër ndaj Edi Ramës, të cilin e kam konsideruar mik, të them të drejtën. Nuk është kjo.

Ajo që po kërkoj unë është një proces demokratik që duhet të ndodhë brenda kësaj partie. Ne duam të konkurrojmë në atë proces, i cili deri tani ka qenë thjesht një njoftim i vendosur në mur. Kjo praktikë me njoftime është një praktikë që unë e kundërshtoj, afër mendsh.

Ajo që kam kërkuar në këtë rast, për aq kohë sa janë zgjedhje të përgjithshme vendore, është një procedurë demokratike brenda PS-së, ku masa e anëtarëve të thirret, masa e simpatizantëve të thirret, masa e të majtëve të thirret për të zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë përfaqësuesin që ata dëshirojnë t’i përfaqësojë në Bashkinë e Tiranës dhe, natyrisht, edhe rrugën që duhet ndjekur. Unë e quaj këtë një proces.

Nuk e kam timin këtë proces që kërkoj. Unë dhe Edi Rama jemi bërë bashkë politikisht që në vitin 2003, kur ai kandidoi për kryetar partie. Kam dashur që në PS të ketë një kohezion. Nuk biem dakord për shumë gjëra, por ama jemi të gjithë aty brenda. Ambienti jashtë PS-së nuk duhet të shërbejë si një fushë ku ti merr harkun dhe lëshon shigjeta brenda PS-së. Jo! Mund të jesh aty brenda dhe ke lirinë që t’i thuash aty këto gjëra.

Unë këtë kontestoj. Unë kërkoj një proces real energjizimi të PS-së. Na duhet një energjizim. Energjizimi është t’i thërrasësh socialistët dhe t’u japësh atë që u kërkove në vitin 2023, atë që ishte platforma jote në vitin 2005: socialistët zgjedhin me votë njerëzit që duan t’i udhëheqin, që duan t’i përfaqësojnë, dhe në krahun tjetër zgjedhin edhe rrugën që do të ndjekin për të arritur qëllimet e tyre.

“Nuk fitohen zgjedhjesh kështu. Një nga arsyet pse skam folur me Edi Ramën është ekzaktësisht sepse nuk dua që kjo që kërkoj, që të këtë si përgjigje një favor  apo një qokë. Nuk e dua këtë, Nuk fitohen zgjedhjet me favor apo me një qokë, Nuk po kërkoj një stacion karrierë, Unë po kërkoj një punë. Bashkinë e Tiranës e mendoj si punë.



Skip to toolbar