Trajneri i Anglisë, Tomas Tukel zyrtarizoi listën me 26 futbollistët që do të marrë me vete në finalet e Botërorit 2026.
Ashtu siç kishin paralajmëruar mediat angleze, tekniku gjerman ka surprizuar me zgjedhjet e tij.
Jashtë ekipit që do të luajë në finalet e Kupës se Botës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada kanë mbetur talentet anglezë, Kol Plamer i Chelsea, Fil Foden i Manchester City dhe Trent Alexander Arnold I Real Madrid.
Po ashtu, nuk kanë marrë ftesë dy veteranët e “Tre Luanëve”, mbrojtësit e Manchester United, Harri Megajër dhe Luk Shou.
Jo vetëm lojtarët e harruar, pasi Tukel ka surprizuar edhe me emrat e ftuar prej tij. Njëri prej tyre është Ivan Tonej, sulmuesi 30 vjeçar që luan më Arabinë Saudite me Al Ahli.
Po ashtu, një ftese ka marrë edhe Markus Rashford, i rilindur në sezonin e fundit te Barcelona.
Sa i përket emrave te tjerë, ata janë te zakonshmit si Harri Kejn, Xhud Belllingham, Deklan Raks, apo Bukajo Saka.
Anglia do të luajë në Grupin L të Botërorit 2026 bashkë me Kroacinë, Ganën dhe Panamanë.
Skuadra angleze shihet si një nga favoritet e mëdha edhe për fitimin e Kupës së Botës.
