Sipas Karamuços, qëllimi i këtyre përpjekjeve është dëmtimi i investimeve të rëndësishme dhe krijimi i një perceptimi negativ për Shqipërinë.
Ai u ndal edhe te një pankartë e shfaqur gjatë protestave, ku shkruhej “Ivanka Go Home”, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm.
“Sot kam parë në një nga mediat këtu në këtë vend ku jam, pankartën ‘Ivanka Go Home’ dhe është turpi më i madh për çdo shqiptar. T’i thuash një prej familjeve më të rëndësishme në rruzullin tokësor ‘ik në shtëpinë tënde’, nuk i duam investimet e tua, është tradhti kombëtare”, deklaroi Karamuço.
Mile vlerësoi se në shesh ka një numër të konsiderueshëm qytetarësh dhe energji të madhe, por protestës shtoi ai i mungon drejtimi.
“Jemi në një fazë, ku loja është hapur, loja është ndezur, tani çështja është…kur them loja, është ajo që ndodh mes protestuesve nga njëra anë dhe qeverisë nga ana tjetër, loja është hapur me ato videot virale në Zvërnec.
Në shesh janë një numër i konsiderueshëm, energji dhe njerëzish, kauza të ndryshme, sepse çfarë i bashkon është vetëm sheshi. Kemi një fragmentim narrativ të protestës. Secili ka parullat e veta, ka arsyet dhe narrativat e veta.
Politika rrezikon të shkatërrojë protestën. Jemi në kushte kur energji ka shumë, por nuk ka drejtim. Nuk po them se domosdo duhet të dalë një lider nga protesta, por duhet të unifikojnë mesazhin”, tha ai
