Të shtëna me armë zjarri në Paskuqan, një i vrarë një i plagosur

AKTUALITET


Një i vrarë dhe një i plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë në Paskuqan.

“ABC News” sjell pamje nga vendngjarja. Policia ka mbërritur në zonë dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Viktimë mbeti Ardian Baloshi i cili humbi jetën në spitalin e Traumës, pas plagëve të marra. Ndërsa u plagos 19-vjeçari Françesko Sukai.

Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.



Skip to toolbar