Futbollisti i Elbasanit, Fatjon Bunjaku, ka humbur jetën tragjikisht në moshën 22-vjeçare si pasojë e një aksidenti rrugor.
Sulmuesi ndërroi jetë pas mesnatës së sotme, teksa po lëvizte në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë.
Bunjaku iu bashkua ekipit të Elbasanit në korrik të vitit 2025, pas përfundimit të bashkëpunimit me klubin e Malishevës.
