Amerikanët “njohin” tifozët britanikë/ Skocezët dhe anglezët mbarojnë birrat në Boston dhe Dallas

Më të fundit


Turnetë ndryshojnë, por ata mbeten të njëjtë.

Megjithëse ka kaluar pak më shumë se një javë nga nisja e “Botërorit 2026”, tifozët britanikë kanë marrë menjëherë rolin e protagonistëve jashtë stadiumeve dhe në tribunat e tyre, të futbollit dhe jo vetëm.  

EFEKTE

Tifozët skocezë që shoqërojnë kombëtaren e tyre kanë shkaktuar shumë zhurmë në Boston. Në disa raste kanë qenë gazmorë, në shumë të tjera problematike, sidomos në orët e mbrëmjes pasi kishin konsumuar mijëra birra në baret e qytetit

EFEKTE

Sapo mbërritën në Boston, “Tartan Army” siç quhet grupi i organizuar i tifozerisë skoceze tregoi veten me gajdet që mbuluan çdo zhurmë tjetër në qytet.

Ata gjithashtu sollën një atmosferë të mirëfilltë futbolli në tribunat “Yankee Stadium” gjatë ndeshjes së bejsbollit, me të cilën tifozët amerikanë janë mësuar.

EFEKTE

Ndërkohë, tifozët e Anglisë u futën në kulturën e Teksasit duke u shfaqur në një rodeo pranë Dallasit, duke pirë, duke kënduar dhe duke e bërë atë të ndihet shumë më tepër si tribunat e stadiumit “Ëembley”.

EFEKTE

Ashtu si në rastin e tifozëve skocezë, alkooli i tepërt ka bërë që fansat angleze të krijojnë edhe probleme, ndërsa në një rast u desh ndërhyrja e policisë për t’i larguar ata nga një bar në Dallas.

EFEKTE

Megjithëse Kupa e Botës është vetëm në fillimin e saj amerikanët tashmë po përjetojnë përvojën e plotë të tifozëve të futbollit si në Mbretërinë e Bashkuar.



Skip to toolbar