Përplasja e trenave në Angli/ 89 të lënduar, 11 prej tyre në gjendje shumë të rëndë

BOTA



Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Anglinë Lindore, ku përplasja e dy trenave ka shkaktuar një numër të madh të lënduarve.

Sipas shërbimit të urgjencës, 89 persona janë prekur nga aksidenti, ndërsa një viktimë ishte raportuar më herët nga policia.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 11 persona kanë marrë lëndime shumë të rënda, 22 janë plagosur rëndë, ndërsa 56 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, shkruan bbc.

Pas aksidentit, të gjitha linjat hekurudhore mes Lutonit dhe Bedfordit janë bllokuar, ndërsa trafiku hekurudhor është ndërprerë. Trenat e planifikuar për pjesën e mbetur të ditës janë anuluar.

Pasagjerëve që ndodheshin në trena përgjatë linjës së prekur u është kërkuar të qëndrojnë në vendet e tyre dhe të presin udhëzime të mëtejshme nga operatorët hekurudhorë.

Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës, zjarrfikësit, policia dhe një helikopter i shërbimit mjekësor. Shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit në Bedfordshire ka konfirmuar se ekipet janë duke punuar në zonën e aksidentit, në jug të Bedfordit.



Skip to toolbar