“Ai që do parashikojë fundin më spektakolar shpërblehet nga algoritmit. Dhe protesta nuk është më protest, është një treg, madje edhe karrierash po në gjithë këtë ata janë më qesharakët se nuk e kanë marrë vesh ende që me PS dhe me ne, nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura,” kështu u shpreh kryesocialisti Edi Rama në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ndërsa komentoi protestat e qytetarëve në Bulevard.
“Nuk ka rëndësi ajo që shpërndahet, mjafton të jetë e fortë, zemëritëse. Jetojmë në një kohë ku britma udhëton shumë herë më shpejt se argumenti. Është garë e pamundur, emocioni mbërrin më shpejt se arsyeja dhe merr likes e folloëers dhe nuk i lë të shohin arsyen.
Sa herë krijohet një krizë sado e vogël shpërthen një ekzaltim kolektiv, duan të bëhen pjesë e saj të gjitha. Është krijuar një skenë për t’u dukur dhe për të mbledhur me babëzi, babëzinë që algoritmi ta nxit si droga, like, followers. Sa herë e keni dëgjuar nga njerëz që janë bërë parelinj me shalë e me kremra të shfaqen aty me shalë e me kremra se është trendi. Shpërblehet vetëm pjesëmarrja, ai që bën videon më dramatike. Mjafton t’I vendosësh shenjën Tiranë, edhe nëse protesta bëhet në një det të Spanjës, dhe të vendosësh aty me titra ‘Vdekje Izraelit’, ai që do parashikojë fundin më spektakolar shpërblehet nga algoritmit. Dhe protesta nuk është më protest, është një treg, madje edhe karrierash po në gjithë këtë ata janë më qesharakët se nuk e kanë marrë vesh ende që me PS dhe me ne, nuk fitohet duke dalë me lugën e ndryshkur në tregun e karrierave të humbura.
Analistët që bëjnë analiza pa fakte, strategët që nuk dintë c është të bësh një strategji, revolucionarët që s’kanë lidhje me revolucionin dhe kronikanët e kudondodhur, njerëz që nuk kanë ndërtuar kurrë asgjë. Për ta ka rëndësi cfarë duhet shembur e si ta shembin. Rëndësi ka për të marrin followersat. Për ta cdo incident është një revolucion” tha Rama.
