“Protestuesit iu kanë marrë sheshin”/ Balla-deputetëve të opozitës: Ju u mundët, kurse PS nuk e mund dot askush

Më të fundit


Gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka adresuar kritika të ashpra ndaj deputetëve të opozitës, duke deklaruar se ata janë mundur politikisht.

Balla u shpreh se opozita po vuan nga “sindroma e Stokholmit”, duke iu bashkuar atyre që sipas tij “u kanë marrë sheshin”.

Ai theksoi se në një demokraci vendos vota dhe forca e argumentit, e jo imponimi përmes rrugës. Balla deklaroi me bindje se Partinë Socialiste nuk mund ta mundë askush. Ndërkohë, ai u bëri thirrje edhe qytetarëve që të mos lejojnë që kauza e tyre të vidhet për hesape politike.

“Në Shqipëria, por edhe kudo në botë na kanë mësuar se demokracia merr frymë. Forca e argumentit duhet që të mbizotërojë. Rruga nuk mund t’i imponohet votës. Është vota që përcakton në një demokraci se kush është shumicë dhe pakicë. Në këto 30 ditë shqiptarët kanë nxjerrë disa konkluzione të para.

Mua më duket se ju po vuani nga sindroma e Stokholmit. Ju kanë marrë sheshin dhe ju doni që të bashkoheni me ata që ju kanë marrë sheshin. Sot në krye të PD është një sekretar partie, edhe varkëtari i varkës së diktatorit të Enver Hoxhës. Ju gëzoheni kur protestuesit thërrasin ‘Berisha në burg’, ka nga ju këtu që duan të shpëtojnë nga PS. Ju protesta ju mundoi, kurse ne protesta nuk na mund dot. PS nuk e mund dot askush. Juve iu thonë opozitë e shitur!

E dini pse ua thonë?! Në atë protestë thyen çdo ditë kockat e PD. Ju jeni të gatshëm të duartrokisni gjithkënd, mjafton që të jenë kundër nesh. Për ne transparenca është gjëja më e mirë. Kam dëgjuar këto ditë edhe statuse, u shqetësuar për mbrojtjen e Dritan Goxhajt, i cili nuk ka asnjë ditë në UÇK. Kërkoni që ta përdorni protestën për hesape politike, prandaj u them protestuesve: Mos lejoni që këta t’u vjedhin protestën”, tha Balla.



Skip to toolbar