Lionel Messi dhe Mohamed Salah po luajnë gjithashtu Botërorin e fundit në karrierën e tyre, por për t’u vendosur mbetet se cili prej tyre do ta mbyllë më shpejt.
Gjithçka do të vendoset në përballjen direkte mes tyre, pasi Argjentina dhe Egjipti do të kërkojnë biletën e parafundit për në çerekfinalet e Kupës së Botës.
Kampionët në fuqi të botës kanë me vete statusin mes favoritëve për të ngritur sërish lart trofeun, megjithëse këto pritshmëri u tronditën në ndeshjen kundër 1/16 kundër Kepit të Gjelbërt.
Messi dhe shokët e tij “luajtën me zjarrin”, por gjithsesi arritën të kualifikoheshin.
Më parë gjatë fazës së grupeve, argjentinasit dhuruan një paraqitje të shkëlqyer me tre fitore.
Protagonist anbsolut, Lionel Messi, autor i shtatë nga 11 golat e skuadrës në këtë turne. “Pleshti” kërkon të vazhdojë drejt rekordeve personale dhe të ndihmojë Argjentinën drejt objektivit, por si ai dhe trajneri Scaloni e dinë mirë që I vetëm nuk mund t’ia dalë.
Për këtë arsye, tekniku argjentinas pritet të bëjë disa ndryshime, duke nisur nga sulmi ku Julian Alvarez ka rritur kuotat e tij për një vend në formacion.
Nga ana tjetër, Egjipti dhe Mohamend Salah synojnë një suprizë të madhe, pavarësisht ecurisë me ulje ngritje deri në këtë fazë të Botërorit. Rruga e tyre përfshin një barazim kundër Belgjikës, një fitore ndaj Zelandës së Re dhe një tjetër barazim kundër Iranit në grupo. Më pas edhe fitorja e fundit kundër Australisë vetëm pas goditjes së 11 metërshave. Por ndryshe nga Messi, “Faraoni” Salah ka shënuar vetëm një gol në katër ndeshje. Sfida direkte mes dy lojtarëve e ka një fitues, por tani mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të mbetet në “Botëror”.
