Përgjimi për ndryshimin e kufijve, Thaçi: Zaev më kërkoi falje

KOSOVA


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të kryeministrit maqedonas Zaev për ndryshimin e kufijve gjatë bisedës ku ra në kurthin e komedianëve rusë. Thaçi tha të enjten se Zaev e ka telefonuar dhe i ka thënë se ato që tha janë të bazuara në thashethemet ruse.

“Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me Zaevin, rreth 20 minuta. Ai më ka thirrur për t’u sqaruar me atë që ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë qartë se kjo ka qenë një rrethanë ku ka rënë pre e mashtrimit. Gjoja se 10 komunat që do t’i jepen Serbisë janë të bazuara në thashetheme dhe dezinformata dhe në të dhënat e Gazetës Sputnik dhe thashethemet ruse.

Më ka kërkuar falje mua personalisht dhe Kosovës dhe në të njëjtën kohë ka potencuar se ato që ai ka folur me mashtruesit, të cilët e kanë thirrur në telefon, se nuk ka asnjë fakt, asnjë evidencë, as informacion zyrtar për atë që ka deklaruar, por të gjitha janë të bazuara në thashetheme. Raportet me Maqedoninë kanë qenë dhe do të mbesin korrekte, Kosova do të vazhdojë ta fuqizojë perspektivën e saj euroatlantike”, tha ai.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e ai i Kosovës, Ramush Haradinaj, të dy ranë pre e dy komedianëve rus, Aleksei Stoljarov dhe Vladimir Kuznetsov, që duke përdorur identitete të rreme të liderëve të shteteve, telefonojnë personalitete të njohura, duke biseduar me to për tema të ndryshme.



Skip to toolbar