Kryeministri Edi Rama ka pranuar dorëheqjen e Evis Salës nga posti i ministres së Shëndetësisë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë i shpreh mirënjohjen Salës për përkushtimin ndaj ushtrimit të detyrës.
“Një falënderim i përzemërt për Profesore Evis Salën, e cila me përkushtimin dhe profesionalizëm dhe kontributin e saj në qeverinë tonë si ministre e shëndetësisë për programin e ri të reformave, ndërkohë që do të vazhdojë të jetë një ndihmë e çmuar paralelisht me angazhimin e mëtejshëm ndërkombëtar.
Urime dhe vetëm mbarësi e dashur Evis”, shkruan kreu i qeverisë.
