Rama reagon për zjarret në Himarë dhe Fier: Kaluan natë të vështirë, do bëhet vlerësimi i dëmeve!

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme (5 shtator) për situatën me zjarret në Fier dhe Himarë.

Kryeministri thotë se situata është nën kontroll, ndërsa do të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

“Himara dhe Fieri kaloi një natë shumë të vështirë mbrëmë. Aktualisht situata është nën kontroll dhe nuk ka rrezik për banorët apo zonat e banuara. Strukturat përgjegjëse vijojnë punën në terren për monitorimin e situatës dhe evidentimin e dëmeve”, shkruan kreu i qeverisë në reagimin e tij në rrjetin social.

Kryeministri e shoqëron postimin edhe me një gal;eri fotosh nga operacioni i Emergjencave në terren.

Në fund ai shpjegoi se do evidentohen të gjitha dëmet nga bashkia Himarë.

“Bashkia do të vijojë identifikimin dhe vlerësimin e dëmeve, si dhe evidentimin e rasteve që kanë nevojë për ndihmë urgjente”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.



Skip to toolbar