Akil Lleshi, dyshohet se ka qenë objektiv i atentatit në Mat, ku u qëllua me 35 plumba, gëzhojat e të cilëve u gjetën pranë mjetit të djalit të Akilit, i parkuar përpara banesës.
Sipas burimeve nga policia e Dibrës, djali rezulton pa precedent penal ndërkohë i ati që jeton jashtë vendit, kryesisht në Itali dyshohet të jetë objektiv për shkak të aktiviteteve të tij të jashtëligjshme të shtrira jashtë territorit shqiptar.
Mjeti i djegur është vjedhur në Përrenjas në vitin 2025 ndërkohë brenda tij janë gjetur 2 armë zjarri.


