Pagat e gjyqtarëve, miratohet drafti/ Projektligji u votua në parim në Komisionin e Ekonomisë

AKTUALITET


Projektligji që parashikon ndryshime lidhur me pagat e gjyqtarëve ka marrë miratimin në parim në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

Drafti kaloi në votim në komision, duke hapur rrugën për vijimin e procedurave parlamentare për shqyrtimin e tij.

Gazetarja Erneta Shevroja tha për ABC News se në masën më të madhe për rritjen e pagave do të preken gjyqtarët e Gjykatës së Lartë. Po ashtu në shifrat 80 %, plus asaj të bazës do të rritet edhe për Prokurorin e Përgjithshëm.

Çështja e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve është shoqëruar prej muajsh me debate dhe përplasje institucionale. Kriza kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, afat i përcaktuar pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese.



Skip to toolbar