Kryeministri Edi Rama ka përcjellë mëngjesin e kësaj të hëne një mesazh urimi për nxënësët, mësuesit dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, i shoqëruar me pamje nga disa prej godinave arsimore të reja apo të rekonstruktuara rishtazi, kreu i ekzekutivit vuri theksin te investimet e bëra në infrastrukturën shkollore.
Rama nëvizoi se shkollat e hapura këtë vit ofrojnë kushte dhe standarde bashkëkohore pune e mësimi si për nxënësit, ashtu edhe për trupën arsimore, duke i uruar të gjithë aktorëve të sistemit parauniversitar një vit të mbarë akademik.


