Pagat, debati në Kuvend/ Pas ekonomisë, diskutime në Komisionin e Ligjeve

AKTUALITET


Drafti i PS-së për pagat e magjistarëve kaloi në diskutime të detajuara, në Komisionin Përgjegjës, ai i ligjeve. Ndryshimi i parë është paga bazë, që sërish si në ligjin aktual, do të qëndrojë si referencë tek Presidenti, me një koficient të rritur, 0.38, nga 0.36 që ishte.

Projektligji mbështet nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, duke u dhënë një përgjigje edhe institucioneve që caktuan vetë pagat.

“Boshllëku ligjor i krijuar nuk mund të mbushet me një kompetencë, me të vrapuar, kush mbërrit atje përpara. kompetenca është e kuvendit dhe kjo kompetencë duhet të zbatohet dhe kjo po zbatohet nga ju sot”, thotë Toni Gogu. 

Një prej këtyre institucioneve ishte dhe Këshilli i lartë i Prokurorisë, që në gusht caktoi vetë pagat për prokurorët por duket se sërish do të kthehet tek formula e Kuvendit. Kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani u shpreh se drafti i PS-së është larg asaj që ata kishin vendosur.

“Projektligji duhet të rishikohet në tërësi, jo vetëm tek referimi në pagën bazë. Në referim të atit informacioni, me një rritje prej 0.02 për qind, që është minimale, me atë që kemi përllogaritur ne, nuk reflekton standardin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë kryetarja e KLP, Mirela Bodgani.

Në këto diskutime në parim, deputeti demokrat Gjin Gjoni kërkoi qartësime më shumë për pagat e prapambetura që do të marrin gjyqtarët e prokurorët, që sipas Kushtetueses, do tu nis prej 1 prillit të 2023.



Skip to toolbar