GJKKO shpall vendimin për një nga fraksionet e dosjes së bujshme të SPAK, e koduar “Revanshi”.
Janë shpallur fajtorë e dënuar 7 nga të pandehurit Durim Bami, Altin Morina, Aldo Avdyli, Jozi Kraja, Edison Jozvik, Heneringert Mitri dhe Oltion Zefi.
Kujtojmë se prokuroria e Posaçme Antikorrupsion kishte kërkuar për këtë grup kriminal, mbi 98 vite burg.
Në kuadër të dosjes Revanshi, u zbardhën 12 ngjarje kriminale që ndodhën, u përgatitën apo që dështuan gjatë vitit 2020 nga 7 grupe kriminale me veprimtari në qytete si Lezha, Durrësi, Kruja, Tirana, Vlora dhe Burreli.
Pretenca e SPAK për dosjen:
Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Edson Jozëik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar.
Oltion Zefi: 20 vite burg, 13 vite e 4 muaj me gjykim të shkurtuar.
Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Altin Morina: 13 vite e 6 muaj burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar.
Jozi Kraja: 10 vite burg, 6 vite e 8 muaj me gjykim të shkurtuar.
Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar.


