Analisti Skënder Minxhozi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi raportin mes institucioneve të drejtësisë dhe politikës, duke u ndalur edhe te procesi i Vettingut.
Duke iu referuar një situate ku një gjyqtar i ishte drejtuar kryetarit të Komisionit të Ligjeve gjatë një tryeze ku merrnin pjesë deputetë, Minxhozi tha se mënyra e komunikimit ishte e pazakontë.
Sipas analistit, raporti i forcave mes institucioneve të shtetit ka ndryshuar dhe drejtësia është vendosur në një pozicion të veçantë.
“Raporti i vërtetë i forcave sot mes institucioneve të shtetit sheh në krye këtë drejtësi që ne sonte po mundohemi ta analizojmë. Për mua është një farsë që po luhet dhe ne na është krijuar një idhull i rremë”, tha ai.
Minxhozi kritikoi mënyrën se si, sipas tij, është zbatuar procesi i Vettingut, duke pretenduar se standardet nuk kanë qenë të njëjta për të gjithë.
Ai e cilësoi Vettingun si një nga faktorët që, sipas tij, ka ndikuar në situatën aktuale të drejtësisë.
Raporti i vërtetë i forcave sot mes institucioneve të shtetit sheh në krye këtë drejtësi që ne sonte po mundohemi ta analizojmë. Për mua është një farsë që po luhet dhe ne na është krijuar një idhull i rreme . Kemi vënë këta persona që përmes një procesi që quhet Vetting dhe ka filtruar njerëz që kanë falur vrasës që kanë pasur pasuri të jashtëzakonshme dhe që i kanë kaluar, ndërkohë që të tjerë jane djegur për një kuzhinë…Ky Vetting është nëna e të këqijave për këtë që ne flasim sot. Ky është një proces jo transparent i konsumuar pas zyrash, me prezencë ndërkombëtarësh që vetën ndërkombëtar nuk qenkeshin dhe që nuk e di ca janë…Por persona shumë problematik që nuk duhet ta kishin e kaluar Vetting, e kanë kaluar dhe kjo ka krijuar ndjesinë e superioritetit…”, tha ai.


