Tensionet mes Donald Trump dhe një pjese të mediave amerikane mbeten të larta, pas përjashtimit nga Shtëpia e Bardhë të gazetarëve të CNN, MS NOW dhe Politico.
“Jam i befasuar që CNN është këtu”, i tha presidenti amerikan gazetares së CNN, Kaitlan Collins, e cila iu afrua Trumpit gjatë mbërritjes së tij në selinë e Kombeve të Bashkuara.
“OKB-ja na lejoi të hyjmë”, iu përgjigj gazetarja, e cila më pas tentoi të përsëriste pyetjen e saj lidhur me mbështetjen e ulët të amerikanëve për luftën kundër Iranit.
“Nuk duhet të ishit këtu”, u përgjigj sërish Trump.
Më pas, presidenti amerikan deklaroi se, sa i përket luftës, “po bëjmë shumë përparime”.


