“Nuk do kenë kurrë armë bërthamore”, Trump në OKB: Ndalova Irani të shpërndante terrorin në botë

BOTA


Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku u ndal te çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe kërcënimi nga programi bërthamor i Iranit. Trump deklaroi se Teherani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore, ndërsa tha se gjatë presidencës së tij është ndaluar përhapja e terrorizmit nga Irani.

“Kemi trashëguar Amerikën e  kohërave të errëta, e kemi kthyer Amerikën në kohë të arta. Është detyra juaj që ta bëni botën më të mirë. Teksa të tjerët kanë folur për paqen, unë kam vepruar, kur të tjerët kanë folur për paqen, unë e kam bërë paqen.

E kam bërë amerikanë vendim më të fortë në botë. Ne kemi zgjidhur sfida. Regjimi i Iranit ka udhëhequr duke shpërndarë vdekje, kaosin dhe gjakun në Lindjen e Mesme, por edhe përtej. Nuk do të lejoj që atë të kenë armë bërthamore. Kemi shkatërruar aftësitë ushtarake të Iranit”, tha ai.



Skip to toolbar