Analisti Frrok Çupi thotë se SPAK gaboi me mënyrën sesi ngriti akuzat dhe arrestoi kreun e SHISH, Vlora Hyseni, e cila më pas u shkarkua nga kryeministri Edi Rama.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se SPAK veproi në një moment delikat, kur magjistratët duan të caktojnë vetë pagat e tyre dhe kur kryeministri Rama ndodhet në SHBA.
Sipas Çupit, ky është një puç shtetëror, për të marrë kontrollin e pushtetit.
“Ky vendim i SPAK, thotë shumë gjëra, ngre shumë pikëpyetje, krijon shumë tym. Është moment shumë i vështirë për SPAK, nëse kësaj here po gabon si herët e tjera, jemi në një spektakël të mahnitshëm. Nuk e kemi parë as në kohën e diktaturës. Do kemi spektakël tragjik. Pse në këtë moment ndodhi një gjë kaq specifike, jemi vetëm pak ditë, brenda turbulencës që gjyqtarët të caktojnë vetë pagat. Jemi në një moment kur shkarkohet shefja e SHISH, për dy akuza që nuk rrijnë, nuk qëndrojnë. Akuzohet për një lidhje me një burrë, me ca thashetheme sikur e ka njeriun e zemrës. E ka turpëruar edhe vetë SPAK. Pse shefja e SHISH, burgoset kur është jashtë vendit?
Me qëllim që ta nxisin për t’u arratisur, për ta akuzuar se ka dhënë informacioneve vendeve armiqësore. Kështu nuk mundej të bëhet. Është gjetur momenti nga SPAK kur kryeministri është në SHBA, është puç shtetëror, për të marrë kontrollin e pushtetit. Drejtësia, rreziku është që ky SPAK ka perceptuar se Vlora Hyseni ka sekrete për njerëzit e SPAK, që mos të dalin sekretet e tyre.
Me siguri, do ketë reagim jo në sensin për të zgjidhur çështjen, por Vlora Hyseni do mbetet në burg si gjithë të tjerët, kot së koti. Shteti shqiptar do tregojë në sytë e botës se është aq i dobët sa nik mbron dot shefen e Shërbimit Informativ. Nga kush? Nga drejtësia”, theksoi ai.


