Karamuço për arrestimin e Vlora Hysenit: Ish-shefja të përballet me akuzën, SHISH nuk duhet të njolloset

Më të fundit


Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar arrestimin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, gjatë një interviste në emisionin “Real Story” në ABC News.

Karamuço tha se hetimi duhet të vijojë, por pa cenuar imazhin dhe funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, të cilin e cilësoi si një institucion me rëndësi jetike për sigurinë kombëtare.

“Siç inkurajojmë prokurorin që të vazhdojnë hetimet shteruese për AKSHI-n, duhet të ndajmë spektaklin që zhvillohen ndaj një institucioni që ne e kemi në kupolën e shtetit. Kemi pasur raste të tjera që kanë dhënë dorëheqje dhe janë vënë në dispozicion të SPKA dhe kjo do kishte qenë zgjidhja më e mirë për t’u bërë ndaj Vlora Hysenit. Ne bëjmë dhe politika penale. Ish-shefja e shërbimit të përballet me akuzën, por nuk duhet prekur SHISH, nuk duhet njollosur sepse është e rëndësisë jetike të shtetit”, tha mes të tjerash ai.



Skip to toolbar