Gazetarja Etleva Delia ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dosjen e AKSH-it dhe masën e arrestit shtëpiak për Vlora Hysenin.
Sipas Delias, akuzat janë ngritur në aspektin individual dhe se bëhet fjalë për kërkim të favoreve nga një person që, sipas akuzës, kishte akses dhe informacion.
Në lidhje me Vlorën Hyseni, Delia tha se ajo është vetëdorëzuar. Sipas saj, nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se kthimi i saj ishte parashikuar për datën 23 me linjë ajrore, ndërsa fakti që ajo ka ardhur në rrugë tokësore ka bërë që kthimi të përshpejtohej dhe ajo të vetëdorëzohej.
“SPAK është treguar i rezervuar, ka vetëm akuzat, por nuk dihet asgjë. Kjo dosje është e fraksionuar, dosja e AKSH-it, dhe tjetri me veprime që janë bërë gjatë kohës që Agasi ishte në kërkim. Akuzat janë ngritur në aspektin individual, i ka kërkuar favore si një person që ka akses dhe informacion. Janë disa akte që konsiderohen të klasifikuara, si informacionet që SHISH kishte gjatë kohës që Agasi ishte në kërkim. Këtë nuk e dimë. Akuza e parë është përkrahje e autorit të krimit dhe nxjerrja e informacioneve sekrete, e interpretoj kështu.
Vlora Hyseni është vetëdorëzuar, nga identifikimi i TIMS e ka datën e kthimit më 23 me linjë ajrore, fakti që ka ardhur në rrugë tokësore e ka përshpejtuar dhe ka ardhur vetë.”


