Arrestimi i Vlora Hysenit/ Arben Meçe: SPAK, instrument politik në krah të opozitës për të goditur qeverinë

Më të fundit


Analisti Arben Meçe thotë se nuk ka pasur emergjencë lidhur me rastin e ish drejtueses së SHISH dhe sipas tij, këtë e tregon fakti që ajo nuk është e izoluar, por vetëm me masë sigurimi.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Meçe u shpreh çështja po kalon përmasat ligjore dhe po kthehet në politike.

Sipas Meçes SPAK mori vendim kur Vlora Hyseni ndodhej në një takim jashtë vendit dhe kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në SHBA dhe shtoi se Prokuroria e Posaçme po manipulon opinionin publik.

“Ajo që mua më ka shqetësuar, lidhen me dy elementë që sot u bënë të dukshme. Gjatë artikulimit të opozitës në parlament, është teza më armiqësore dhe delikate në Shqipëri, se shteti shqiptar nuk ekziston. Materiale që kam lexuar sa i përket diversioneve të shërbimeve armike, flitet që rreziku i Shqipërisë lidhjet jo me ndërhyrje ushtarake, por përmes diversionit në opinionin publik shqiptar, për të pasur perceptimin e rënies së shtetit. Kjo u bë evidente në parlament. Në parlament u kërkua ardhja e kryeministrit në parlament dhe ndërprerja e vizitës në SHBA. Të dyja janë të lidhura me një vendim të SPAK. Fakti që kjo është e lirë, do të thotë që nuk ka pasur emergjencë.

Pse SPAK e shpalli aktin kur zonja ndodhej në takim shumë serioz dhe nuk ishte në Shqipëri dhe kur kryeministri ndodhet në një aktivitetet kryesore. Kjo vë në dyshim filozofinë e aktit. Po të shikosh më vëmendje, aksioni i opozitës mbështetet në teza antishqiptare, por veprimtaria e SPAK nuk përfundon këtu. Kanë dalë citime nga dosja, por kur përdoret nga deputetët në parlament, zyrtarisht quhen të vërteta. Është strategji që SPAK e ka përdorur. SPAK po manipulon opinioni publik përmes këtij mekanizmi. SPAK ka hedhur në treg një shprehje që u përdor nga ana e opozitës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Meçe deklaroi se SPAK po bëhet instrument politik në krah të opozitës për të goditur qeverinë. Madje, Meçe e cilëson lëvizjen e SPAK për arrestimin e kreut të SHISH, si grusht shteti.

“SPAK është bërë instrument politik, në krah të opozitës për të goditur qeverinë. Çështja është aq shumë ordinere, saqë përdoret në politikë në një masë të tillë. SPAK mund të priste, nuk e nxitonte gjë, e dinin mjaft mirë që zonja ndodhej në një mbledhje, dhe që kryeministri ndodhej në një aktivitet. Grushtet e shteteve fillon kur titullari ndodhet jashtë vendit dhe godasin shërbimin e fshehtë. Jemi në këto kushte. SPAK mund të priste. Nga SPAK del diçka shumë serioze doli që zonja ka qenë më 18 shtator në dyert e SPAK dhe ka bërë deklarim. Gjithë deklarimet e organeve të sigurisë janë top sekret, por ta nxjerrësh në opinion publik, kjo është ajo që ne debatojmë për sekret shtetëror.

SPAK nuk e ka hetuar faktin nëse kjo zonjë ka thënë të vërtetën apo jo. Dekonspirimi i një funksionari, të rekrutuari nga SHISH, nga SPAK në opinionin publik, kjo është vepër penale. Ka plasur luftë e hapur mes koorporatës prokuror e gjyqtar në një krah e qeverisë në krahun tjetër. Epërsinë momentalisht e ka SPAK, sepse ka ligjin në dorë. Sistemi jonë i drejtësisë ka dalë jashtë kontrollit. Më shumë se i pavarur, ka dalë mbi të gjitha pushtetet”, përfundoi ai.



Skip to toolbar