“Gënjeshtrat e algoritmeve po varrosin të vërtetën”, Rama në OKB: Liria e fjalës përdoret si armë kundër saj

#NËRADAR


Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ndal te ndikimi i teknologjisë dhe algoritmeve në shoqëri, duke paralajmëruar për rrezikun e manipulimit të opinionit publik dhe ndërhyrjeve në proceset zgjedhore.

Rama u shpreh se algoritmet nuk e kanë shpikur njerëzimin apo urrejtjen, por kanë zbuluar mënyra të reja për ta aktivizuar atë.

Ai paralajmëroi gjithashtu për ndikimin e dezinformimit në zgjedhje. Sipas Ramës, kur një gënjeshtër shumëfishohet, e vërteta rrezikon të varroset, ndërsa qytetarët përballen me një “stuhi” informacioni që mund ta dobësojë lirinë e fjalës.

“Shqipëria është i vetmi vend në Europë që e mbylli luftën me më shumë hebrenj se në nisje, trillimi u shndërrua në realitet politik. Nuk ishte një eksperiment laboratorik. Ishte një e martë në Tiranë, algoritmi nuk shpiku njerëzimin, nuk ndezi urrejtjen, por zbuloi si të aktivizonte urrejtjen tonë, ky është mashtrim sistematik.

Ndërhyrjet në zgjedhje nuk kërkojnë më copëza propaganda, tashmë mund të veprojë me vendosmërinë e secilit prej votuesit, dy fqinj mund të jetojnë brenda realitetit krejtësisht të ndryshëm që janë prodhuar specifikisht për secilin prej tyre.

Sovraniteti nuk gërryhet në kufi, por nëpër fije. Sot në Europë ne po vrapojmë si të marrë për të shtuar gjithnjë e më shumë para që nuk i kemi për të mbrojtur tokat tona, qiejt tanë nga një luftë e mundshme në të ardhmen, por po harrojmë që në shekullin ku jetojmë kjo duhet të kuptojë një shoqëri të lirë për të krijuar kushte ku qytetarët krijojnë opinionin e vet.

Shtresa e tretë, shpërndarja. Sot liria e fjalës kërcënohet nga përdorimi si armë i lirisë së shpërndarjes. Fjala është e drejta për të shprehur një ide, shpërndarja mund të blihet, manipulohet dhe të caktohet fshehtësisht nga korporata.

E drejta për të folur është universale, por nuk ka një të drejtë. Kur një gënjeshtër shumëfishohet, e vërteta varroset. Qytetari flet në një stuhi që asnjë zë njerëzor nuk mund ta përballojë, liria e fjalës mund të pësojë disfatë. Liria e fjalës përdoret si armë kundër saj.

Të mbrosh demokracinë dhe një mënyrë jetese dhe liri, nënkupton të shfaqësh fuqitë e fshehura.”



Skip to toolbar