Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në qytetin e Maliqit, ku një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga automjeti i tij.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:10, në lagjen “Krastafilak”.
Policia thotë se 44-vjeçari po ngarkonte disa sende në automjetin e tij, por ka harruar sigurimin e mjetit me frena dhe për pasojë automjeti ka lëvizur duke e zënë poshtë. Policia po kryen veprimet e mëtejshme për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


