Eric Wendt merr sot detyrën si ambasador i SHBA në Shqipëri, do t’i dorëzojë letrat kredenciale Begajt

AKTUALITET


Këtë të shtunë, Eric Wendt do të dorëzojë letrat kredenciale tek Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj për të marrë zyrtarisht detyrën e ambasadorit amerikan në vendin tonë.

Të hënën, takimet e Wendt fillojnë nga ministria e jashtme, ndërsa më datën 2 tetor është parashikuar në Tiranë një ceremoni prezantimi i ambasadorit të ri të SHBA, Eric Wendt.

Eric Wendt mbërriti ditën e djeshme në Tiranë. Ai u prit në aeroportin Nënë Tereza nga protokolli i shtetit dhe një përfaqësi e ambasadës amerikane.

Menjëherë pas mbërritjes, ai ka vizituar ambasadën e SHBA në “Rrugën e Elbasanit” në Tiranë.



Skip to toolbar